Retkoceri, PDK: Kokëfortësia dhe përplasjet politike s’i zgjidhin problemet e qytetarëve, i rëndojnë ato

Retkoceri, PDK: Kokëfortësia dhe përplasjet politike s’i zgjidhin problemet e qytetarëve, i rëndojnë ato

Shefi i asamblistëve të PDK-së, Leotrim Retkoceri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës ka thënë se ndërprerja e shërbimeve publike, këtu përfshirë transportin publik veçse rëndon më shumë jetën e qytetarëve të Prishtinës, por që siç tha ai duhet dikush të marrë përgjegjësi.

Ai theksoi se PDK-ja do të votojë në këtë seancë për dy pikat e rendit të ditës, bartjen e mjeteve nga viti 2025 në vitin 2026, si dhe buxhetin e vitit 2026.

“Mbledhja po zhvillohet në një kohë kur kriza financiare në Prishtinë po thellohet dhe po bëhet gjithnjë e më serioze. Në një periudhë të rritjeve të vazhdueshme të çmimeve në vend. Ndërprerja e shërbimeve publike, përfshirë transportin publik, veçse e rëndon më shumë jetën e qytetarëve të PRishtinës dhe punëtorëve në ndërmarrje publike dhe dikush për këtë situatë duhet të marrë përgjegjësi. Grupi i asamblistëve të PDK-së, për mandatin 2021-2025 mbetet i vendosur të kontribuojë për zhbllokimin e kësaj gjendje”, tha Retkoceri.

Ai tha se kokëfortësia dhe përplasjet politike nuk i zgjedhin problemet e qytetarëve, por i rëndojnë ato.

“Bartja buxhetore e mjeteve nga viti 2024 në 2025 mund të paraqes një zgjedhje të përkohshme por është e domosdoshme të dihet nëse kjo bartja shërben si mundësi për t’i rikthyer shërbimet esenciale në kryeqytet”.

“PDK do të votojë në këtë seancë. Kokëfortësia dhe përplasjet politike nuk i zgjedhin problemet e qytetarëve, por i rëndojnë ato. Ndëshkimi i një qyteti të tërë përshka ktë mos arritjes së objektavave poltike nuk duhet të tolerohet. Buxheti i vitit 2026, nuk adreson të gjitha pasojat që mund të jenë shkaktuar gjatë vitit 2025, kjo çështje duhet tu lihet mandatarëve të ri të Kuvendit Komunal, pra asamblistëve që u certifikuan më 21 dhjetor 2025”, tha ai.

Related Articles