Dështojnë negociatat mes Limajt e Abdixhikut, NISMA refuzon të bëhet pjesë e listës së LDK-së

Dështojnë negociatat mes Limajt e Abdixhikut, NISMA refuzon të bëhet pjesë e listës së LDK-së

Negociatat mes Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Limajt të NISMA-s Socialdemokrate kanë dështuar pa ndonjë marrëveshje për bashkëpunim, tash për tash.

Siç merr vesh Gazeta Reporteri, pengesë ka qenë numri i vendeve që i janë ofruar Limajt në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë dhe shkrirja e tyre në listën e partisë së Lumir Abdixhikut, pa siglën e Nismës.

Dje vetë kreu i NISMA-s konfirmoi se po zhvillojnë negociata me LDK-në, duke i hedhur poshtë disa raportime se po negocion edhe me PDK-në.

Po ashtu, edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi të hënën se një pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit mbetet e hapur, përfshirë edhe për NISMA-n e Fatmir Limajt.

“LDK do të kujdeset që një pjesë të listës së vetë, ta hapë për partitë e tjera, përfshirë edhe z. Limaj me deputetët e vetë. Për këtë çështje do të diskutojmë ditëve në vijim, por le të themi se kemi gatishmëri”, deklaroi ai.

“Jemi të hapur edhe për partitë, edhe për individë”, deklaroi Abdixhiku. 

Related Articles