Osmani: Ky flamur është historia jonë e përbashkët, simboli që na bashkoi në ditët më të vështira 

Osmani: Ky flamur është historia jonë e përbashkët, simboli që na bashkoi në ditët më të vështira 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo theksoi se sot nderohet jo vetëm kjo ditë, por edhe sakrifica e kombit shqiptar.

“Flamuri kuqezi na bashkoi në ditët më të vështira dhe na udhëheq drejt një të ardhmeje evropiane,” tha Osmani, duke shtuar se flamuri është simbol i unitetit dhe shprese për të gjithë shqiptarët, nga Vlora në Prishtinë, Shkup, Mitrovicë, Preshevë e Ulqin.

“Rroftë flamuri kuqezi! Rroftë kombi shqiptar!”, përfundoi presidentja.

Related Articles