Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i lejonte diasporës votimin jashtë përfaqësive diplomatike, konkretisht Ambasadave dhe Konsullatave.
Ky vendim është mirëpritur nga ish-deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e ka konsideruar atë si hap të duhur.
Musliu-Shoshi, tha në emisionin DPT te Fidani se PZAP-ja vetëm e ka zbatuar ligjin. “Faktikisht e fatkeqësisht, me këtë qeveri nuk është normale të respektohet ligji. Sepse thyhet ligji, Kushtetua dhe askush nuk jep përgjegjësi”, deklaroi ajo.
Ish-deputetja theksoi se ligji e përcakton qartë se ku mund të votohet jashtë Kosovës.
