Raportohet se është arrestuar Gjorgje Radomiroviq, i dyshuar për një vrasje në Kosovë

Raportohet se është arrestuar Gjorgje Radomiroviq, i dyshuar për një vrasje në Kosovë

Është arrestuar në Serbi, Gjorgje Radomiroviq, i cili më 7 gusht të këtij viti ishte arratisur nga Burgu i Mitrovicës së Veriut.

Ai ishte shpallur ndërkombëtarisht për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë edhe një vrasje të cilën dyshohet se e ka kryer në Kosovë.

34 vjeçari u arrestua në zonën e Pazarit të Ri (Novi Pazar), shkruajnë mediat serbe.

Radomiroviq thuhet se ka lidhje edhe me disa grabitje të kryera në këtë zonë, përfshirë edhe grabitjen e një banke.

Raportohet se ai ishte fshehur herë në Novi Pazar e herë jashtë vendit, deri në momentin e kapjes së tij.

Gjorgje Radomiroviq, ishte shpallur në kërkim edhe nga Policia e Kosovës.

Related Articles