Skenari i zgjedhjeve të kaluara të 9 shkurtit ku Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, u përsërit sërish nga LVV e cila edhe dje e kundërshtoi certifikimin e kësaj partie.
Gjasat janë reale që sërish Lista Serbe të garojë në zgjedhjet parlamentare, me kërkesë të PZAP, teksa qëndrimet e LVV-së po shihen si “teatër politik”, shkruan Gazeta Enigma.
Në raundin e parë të zgjedhjeve të 9 shkurtit Lista Serbe, në mbledhjen e parë të 23 dhjetorit të vitit 2024 nuk u certifikua nga KQZ. Pastaj Lista Serbe ishte ankuar në PZAP për moscertifikimin nga KQZ-sa dhe Gjykata Supreme kishte hedhur poshtë ankesën e LVV-së, ku më pastaj Lista Serbe pas vendimit të PZAP-së ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë këtë subjekt politik. I njejti skenar siç duket po ndodh përsëri, pask dje(më 2 dhjetor të vitit 2025) KQZ nuk e certifikoi Listen Serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor.
LVV ishtë kundër, kurse partitë e tjera abstenuan – në total ishin 2 votapër, 2 kundër dhe 7 abstenuan.
Por, një vendim i tillë nga ndërkombëarët u cilësua si ‘kërcënim’ për reputacionin e shtetit të Kosovës.
Analisti serb Branislav Krstiç, veprimet e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe i quan dredhi politike të LVV-së.
“Fatkeqësisht, aferat dhe dredhitë politike të qeverisë aktuale janë realiteti ynë. Është e qartë për të gjithë se Lista Serbe përfundimisht do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhje. Me një vendim kaq të përkohshëm, LVV dhe Lista Serbe arrijnë interesa politike. Me këtë vendim, LVV dëshiron të mobilizojë më tej elektoratin ultranacionalist. Në të njëjtën kohë, një vendim i tillë mobilizon më tej votuesit e Listës Serbe sepse ata dyshohet se janë viktima dhe shënjestra të regjimit aktual në Kosovë. Kështu, shfaqje e lojës dhe marketing politik në favor të LVV dhe Listës Serbe”, tha Krstiç për Gazetën Enigma./GazetaEnigma/
