Policia ka njoftuar se një këmbësor është goditur nga një veturë në Prizren të mërkurën, raporton Gazeta Enigma.
Ai është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve që ka pësuar.
Shoferi i veturës është arrestuar.
“Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi që dyshohet se me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
