Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës u konstituua edhe me votën e Listës Serbe, deklarohet Prebeza

Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës u konstituua edhe me votën e Listës Serbe, deklarohet Prebeza

Kryetari i ri i Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka deklaruar se ‘kryesuesi i kuvendit komunal në Fushë Kosovë është votuar nga të gjitha partitë politike’ përfshirë Listën Serbe dhe se ‘nuk e di çka ka të keqe këtu’.

“Kanë votu edhe të PDK-së, edhe të LDK-së, të Nismës, Zëri i Drejtësisë, PDAK-së, domethënë të gjitha subjektet politike kanë votu aty. Unë nuk e di çka ka të keqe këtu. As nuk ka qenë votë determinuese nëse paska votu i Listës Serbe. As nuk ka qenë votë që jemi varë osë varemi në të” – deklaroi Prebreza në një pronocnim për VoxKosova.

Mbrëmë Prebreza, ka konfirmuar raportimet se Kuvendi i Fushë Kosovës, u konstituua edhe me një votë të Listës Serbe.

Related Articles