KQZ mblidhet në orën 18:00, disa pika në rend dite

KQZ mblidhet në orën 18:00, disa pika në rend dite

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërkaq në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim plotësimit të pikës numër 7 (tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim) të Vendimit të KQZ me numër 01/3372-2005, i datës 21.11.2025.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet në ora 18:00.

Në rend dite po ashtu është shqyrtimi i opsioneve dhe afateve të veprimeve për votim përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28 dhjetor 2025.

Ndër të tjera, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i dokumentit të kërkesave dhe specifikimeve për kontraktimin e shërbimeve postare për votim jashtë Kosovës.

Ndryshe, sot është afati i fundit për aplikim për regjistrim për votim jashtë Kosovës, deri në ora 23:59. KQZ i ka bërë thirrje diasporës që të shfrytëzojë të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Edhe për verifikimin e Qendrës së votimit sot është afati i fundit. 

Related Articles