Kamenicë: Kapen 160 kilogramë mish pa dokumente përcjellëse

Kamenicë: Kapen 160 kilogramë mish pa dokumente përcjellëse

Një veturë që transportonte 160 kilogramë mish pa dokumente përcjellëse është ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Rasti është raportuar më 17 tetor  kur vetura me targa lokale, e drejtuar nga një mashkull kosovar, është ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit, policia ka vërejtur se në veturë transportoheshin 160 kilogramë mish, për të cilin nuk kishte dokumentacion përcjellës.

Malli i konfiskuar i është dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për procedura të mëtejme.

Njoftimi i plotë:

TRANSPORT ILEGAL I MALLIT/Fsh. Novosellë, Kamenicë 17.10.2026 – 13:15. Raportohet se është ndaluar vetura me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se transportonte 160 kg mish pa dokumente përcjellëse. Malli i konfiskuar i dorëzohet AUV-it për procedura të mëtejme.

Related Articles