Hamza prezanton Besim Hasanin si kandidat për deputet

Hamza prezanton Besim Hasanin si kandidat për deputet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza të dielën e ka prezantuar Besim Hasanin, si kandidat për deputet, shkruan Gazeta Enigma.

“Kosova sot ka nevojë për profesionistë që sjellin përvojë, qetësi dhe rezultate. Prandaj, me respekt e mirëprita Besim Hasanin në listën tonë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.”

Hamza ka thënë se Hasani ka bërë punë të jashtëzakonshme për anëtarësimin e Kosovës në familjen olimpike botërore.

“Besimi bëri punë të jashtëzakonshme për anëtarësimin e Kosovës në familjen olimpike botërore, duke hapur një epokë të re për sportin tonë dhe për medaljet që erdhën më pas. Kontributi i tij është një shembull i vizionit dhe përkushtimit. Me njerëz të tillë, Kosova ecën përpara. Bashkë, me energji të re dhe besim të plotë, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, theksoi ai.

Related Articles