Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, sot në Zveçan ka mbajtur takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore.
Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet se Orav mirëpriti dorëzimin e qetë të pushtetit lokal, në përputhje me ligjin e Kosovës.
“Ai përsëriti nevojën për një angazhim konstruktiv midis autoriteteve qendrore dhe lokale dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë sipas Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
