Një 16-vjeçare është zhdukur në Hajvali të Prishtinës të hënën, raporton Gazeta Enigma, .
Rastin e zhdukjes e ka raportuar në polici nëna e saj.
“Ankuesja femër kosovare, raporton se vajza e saj 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin policor.
Ky rast është duke u hetuar nga organet e rendit.
