Habit ministrja Hajdari, thotë se nuk mori ftesë për seancën e sotme

Habit ministrja Hajdari, thotë se nuk mori ftesë për seancën e sotme

Ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të MINT-it, Rozeta Hajdari dhe të akuzuarve tjerë për rastin rezervat shtetërore, raporton Gazeta “Enigma”.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar ministrja Hajdari e cila ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë thirrje nga ana e Gjykatës për këtë seancë.

Përmes jë postimi në Facebook ajo ka theksuar se në momentin që e pranon thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitet në seancë gjyqësore.

“Të nderuar qytetarë, Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës! Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!”, ka shkruar Hajdari.

Seanca e radhës në këtë rast është caktuar më 13 janar, në ora 09:30. /Gazeta Enigma/

Related Articles