Edhe Ali Ahmeti përkrah protestën e OVL-UÇK-së në Shkup: Liria ka emër, UÇK

Edhe Ali Ahmeti përkrah protestën e OVL-UÇK-së në Shkup: Liria ka emër, UÇK

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të premten doli në mbështetje për protestën e thirrur nga OVL-UÇK në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin që do të mbahet nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

“Nesër, më 13 dhjetor, në orën 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, bashkohemi për një qëllim të qartë: kërkesën për drejtësi dhe hedhjen poshtë të akuzave të fabrikuara të Serbisë dhe Rusisë. Ne dalim me përgjegjësi, për të nderuar sakrificën dhe për të mbrojtur të vërtetën e historisë sonë”, tha ai.

“Liria ka emër, UÇK. Dhe ky emër mbetet pjesë e identitetit dhe dinjitetit tonë kombëtar”.

Related Articles