Zhduket gruaja nga Deçani që prej 2 dhjetorit

Zhduket gruaja nga Deçani që prej 2 dhjetorit

Një grua në fshatin Lëbushë të Deçanit është raportuar e zhdukur, shkruan Gazeta Enigma.

Djali i saj ka raportuar se nëna ka dalur nga shtëpia më 2 dhjetor dhe nuk është kthyer më.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se janë intervistuar pesë persona.

“Më 6 dhjetor rreth orës 10:40, ankuesi ka ardhur në stacionin policor të Deçanit dhe ka raportuar se e ëma kishte dalë nga shtëpia më 2 dhjetor rreth orës 09:00 dhe nuk është kthyer që atëherë, pa dhënë ndonjë informacion për vendndodhjen e saj”.

“Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është regjistruar si një rast i personit të zhdukur, ndërsa hetimet dhe kërkimet vazhdojnë intensivisht. Deri më tani janë intervistuar pesë persona, por ende nuk është identifikuar lokacioni ku ndodhet ajo”, thuhet në konfirmim.

Related Articles