Kosova ka fituar dy Medalje të Bronzta në Olimpiadën Ndërkombëtare Iraniane të Gjeometrisë – IGO 2025, e cila u mbajt në mbi 40 shtete të botës.
Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka njoftuar se fitues të këtyre medaljeve janë dy nxënësit: Ajan Hajrullahu dhe Vesa Xhymshiti.
Ata kanë uruar ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësimin e denjë në këtë olimpiadë prestigjioze.
“Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur talentet e reja në fushën e matematikës”, thuhet në njoftimin e tyre./ Gazeta Enigma.
