Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.
Mëngjesin e sotëm ajo e nisi me një intervistë për Euronews lidhur me perspektivën evropiane të Kosovës. Ajo tha se fati i Kosovës është të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, duke shprehur shpresën se shumë shpejt kjo do të ndodhë.
“Padyshim. Është fati ynë, diçka që kemi punuar për një kohë të gjatë, dhe ne aplikuam para disa viteve, ku presim që aplikimi ynë të jetë në tryezën e Këshillimit shumë shpejt. Në besojmë fuqishëm, pavarësisht se është një proces i komplikuar, duke u bazuar në meritë, Kosova do të ishte në rendin e parë tani, por është komplekse për ne për shkak të pesë vendeve mosnjohëse”, tha Osmani.
Tutje Osmani ka theksuar se Kosova ka zbatuar të gjitha reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
