Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, nga fushata zgjedhore në Therandë tha se ka luftuar krimin dhe korrupsionin, dhe atë luftë e ka “përkthyer” në rritje dhe zhvillim ekonomik.
“Kjo luftë ndaj krimit dhe korrupsionit është përkthyer në rritje ekonomike, në begati. Siguria është parashikueshmëria për qytetarët dhe për shoqërinë”, tha Kurti.
“Çdo masë të cilën ne e kemi ndërmarrë ka qëllim punë të mirë, jetë më të sigurt dhe shtet më të sigurt. Në mandatin e ardhshëm 1 miliardë euro për prodhuesit vendor, me shtetin si garanci e hipotekë. Programi ynë nuk niset nga zyrat lart, por nga nevojat dhe kërkesat e njerëzve gjithandej”, tha ai.
