Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, e ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, për këto vite.

Haliti në deklaroi se “gabimet e rënda të Kurtit do të duhej të trajtoheshin nga gjykatat”.

“Ka vend me i marrë parasysh drejtësia dhe me çu në gjykata dhe me i trajtua disa çështje”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai u shpreh se ata të cilët e kanë votuar Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit “kanë gabuar”.

“Po them nga opozita. Por, sidoqoftë, po besoj që qëllimi ka qenë i mirë që të zhbllokohet kjo situatë dhe që të gjendet ndonjë marrëveshje për ta zgjedhur qeverinë”, tha Haliti.

Related Articles