Një incident zjarri është raportuar të premten në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku si pasojë janë dëmtuar pesë vetura.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre, ndërsa flakët kanë përfshirë dhe dëmtuar automjetet e parkuara në afërsi.
Policia njofton poashtu se rasti është duke u hetuar.
“ Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 19.12.2025 – NN. Është raportuar se një person i panjohur i cili është vërejtur se kishte ndezur zjarre dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës.
