Hamza: Si kryeministër, do punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes

Hamza: Si kryeministër, do punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, zhvilloi një vizitë në kompaninë ICK.

Nga aty, Hamza tha se teknologjia dhe inovacioni po i japin kahje ekonomisë së re të Kosovës.

“Vajzat dhe djemtë e këtij sektori po krijojnë zgjidhje të reja në fushat e Inteligjencës Artificiale, sigurisë kibernetike dhe printimit 3D. Madje, edhe një pjesë e fushatës sime është duke u gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, si dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për inovacionin dhe të ardhmen”, shkroi Hamza.

“Si kryeministër, do të punoj që Kosova të bëhet një shtet i dijes, me ekonomi digjitale të zhvilluar dhe mbështetje të vazhdueshme për inovatorët tanë”, u shpreh tutje ai.

Hamza po ashtu ka publikuar një video, ku tha se më 28 dhjetor, “ne qytetaret e këtij vendi, jemi përballë një vendime të qartë: të vazhdojmë rrugën mbrama, me kaos, pasiguri dhe ndarje apo ta ndryshojmë kahjen dhe të ecim përpara me stabilitet, zhvillim dhe shpresë”.

“Unë zgjedh të ecim përpara. Për familjet tona. Për fëmijët tanë. Për Kosovën”, u shpreh i pari i PDK-së.

Related Articles