Halimi për VV-në: S’ka asnjë rezultat konkret me të cilin mund të krenohet

Halimi për VV-në: S’ka asnjë rezultat konkret me të cilin mund të krenohet

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, në një deklaratë për media ka folur në lidhje me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ajo tha se kjo parti nuk ka asnjë rezultat konkret me të cilin mund të krenohet.

“Ka një qeverisje a më shumë që janë në pushtet dhe nuk kanë asnjë rezultat konkret me të cilin ata mund të krenohen, besoj që ata e kanë pëfunduar mandatin e tyre me këtë qeverisje”, tha Halimi në “DPT te Fidani”.

“Unë besoj që jo vetëm unë dhe partia të cilën e përfaqësojë, por megjithatë të gjithë qytetarët sot janë të vetëdijësuar që nuk kanë asnjë projekt konkret me të cilin kjo parti do të mund të krenohej”, u shpreh ajo.

Related Articles