Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe mjegull nëpër lugina dhe ultësira në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë intervale me diell, kryesisht në Rrafshin e Kosovës. Vonë pasdite, sidomos në mbrëmje, pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-24 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 6°C. /Meteo Kosova

Related Articles