Një grua në Fushë Kosovë është ankuar në Polici, pasi tha se në vazhdimësi ishte kanosur nga të prindërit e bashkëshortit të saj.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, në Fushë Kosovë po ashtu është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, në një rast tjetër, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
