Të mërkurën janë paraqitur para gjykatës Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, që akuzohen për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Kjo është seanca e shqyrtimit fillestar, ku Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq akuzohen për veprat penale të “rrezikimit të rendit kushtetues” me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike përmes “kryerjes së veprës terroriste”.
Në këtë rast dy vllezërit Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq akuzohen për armëmbajtje pa leje.
Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për spiunazh.
