Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nën qeverisjen e tij parashihen 1.5 milionë euro investime për Kryeqytetin.
Ai ka thënë se Prishtina meriton një Qeveri që nuk e bllokon, nuk e saboton, por e ndihmon dhe e zhvillon.
“Prishtina gjithmonë ka folur drejt, gjithmonë ka zgjedhur drejt dhe Prishtina në zgjedhjet e fundit lokale foli qartë, foli drejtë, e bëri LDK-në partinë e parë në Kryeqytet”, thotë mes tjerash Abdixhiku në tubimin e mbajtur në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet.
