Gjendet në Prishtinë vetura e shpallur në kërkim nga Suedia, arrestohet një i dyshuar

Gjendet në Prishtinë vetura e shpallur në kërkim nga Suedia, arrestohet një i dyshuar

Policia në Prishtinë ka lokalizuar dhe sekuestruar një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.

Personi i dyshuar për vjedhjen e veturës, është arrestuar.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe municion.

Ndërkaq, ndaj personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

Related Articles