Kurti: Buxheti 4 miliardë euro, një nga vendimet e para në mandatin e ardhshëm

Kurti: Buxheti 4 miliardë euro, një nga vendimet e para në mandatin e ardhshëm

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, zhvilloi një takim me profesionistë të fushave të ndryshme në Mitrovicë, ku foli për zotimet e tij dhe vendimet e para që do të miratohen “qysh në mbledhjen e parë të Qeverisë”.

Sipas Kurtit, këto vendime do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe përfshijnë:

  • Buxhet rekord prej 4 miliardë euro për vitin 2026.
  • Ligji i ri për çmime tavan për produktet bazë.
  • Heqja e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së që përfitojnë beneficione.
  • Paga e 13-të për zyrtarët publikë në fillim të vitit 2026.
  • Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë 200 milionë euro, që mbështet pensionistët, studentët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe qytetarët që kursejnë energjinë elektrike.

Kurti e përshkroi këtë si “një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe një fillim të fuqishëm për punën e Qeverisë së re”.

Related Articles