Një person është arrestuar të premten në Shtime, pasi dyshohet se me sëpatë ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas ka kanosur zyrtarët komunalë, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari ka probleme mendore.
“Objekti i Komunës, Shtime 26.12.2025-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që me sopat ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas i ka kanosur zyrtarët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
