Stuhi dimërore në Nju Jork – Anulohen qindra fluturime

Stuhi dimërore në Nju Jork – Anulohen qindra fluturime

Një stuhi dimërore që solli reshje të dendura dëbore ka anuluar qindra fluturime në Nju Jork dhe në të gjithë verilindjen e Shteteve të Bashkuara.

Sipas FlightAware, e cila monitoron trafikun ajror në hapësirën ajrore të SHBA-së, 1,659 fluturime u anuluan në të gjithë vendin të premten – pothuajse 10 herë më shumë se një ditë më parë. 

Zyrtarët e qytetit u bënë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi kur është e mundur. Sipas raportimeve të medias, stuhia mund të sjellë reshjet më të dendura të borës në qytet në tre vjetët e fundit.

FlightAware raportoi se tre aeroportet kryesore të Nju Jorkut – John F. Kennedy International, LaGuardia dhe Newark Liberty International në Nju Xhersin fqinj – ishin ndër më të goditurat, me një total prej 886 fluturimesh të anuluara që nga e premtja.

Related Articles