Kryetari i LDK-së, Lumir Abidxhiku ka thënë se po vazhdojnë punët në kryeqytet pas zhbllokimit të fondeve.
Abdixhiku ka thënë se “kryeqyteti po punon fort”, duke përmendur këtu Unazën e Brendshme që është drejt finalizimit. Abdixhiku po ashtu tha se Unaza e Jashtme dhe të gjitha rrugët e vonuara për pesë vite tashmë, do të përfundojnë me ritëm të shpejtë.
Postimi i plotë:
Kryeqyteti punon! Fort!
Me “qitjen e pareve” nga bllokuesit një vjeçar, punët po vazhdojnë menjëherë; edhe në dimër, edhe natën.
Unaza e Brendshme e Prishtinës drejt finalizimit.
Unaza e Jashtme dhe të gjitha rrugët e vonuara për pesë vite tashmë, do të përfundojnë me ritëm të shpejtë. Kosova ka nevojë për zhvillim.
Sa shumë kemi humbur nga politika e inatit, sabotimit e bllokadës. LDK në Prishtinë nuk ndalet.
