Një incident tjetër u regjistrua sot në rajonin e Anamoravës.
Kryetarja e Ranillugut Tanja Antiq, po dyshohet se ka ushtruar presion ndaj votuesve që të votojnë për një subjekt të caktuar politik.
Ajo është intervistuar nga organet e rendit, e për të cilin rast detaje dha togeri Ismet Hashani, nga Policia e Gjilanit.
“Prokurori ka qenë këtu në vendin e ngjarjes dhe sigurisht që për rrjedhën e këtij rasti do të njoftohemi me kohë”, deklaroi Hashani.
