Buzhala për rezultatin e Exit Pollit: Lajm i keq për VV-në, s’kanë lanë gja pa ba

Buzhala për rezultatin e Exit Pollit: Lajm i keq për VV-në, s’kanë lanë gja pa ba

Gazetari Berat Buzhala e ka komentuar projeksionin e Exit Pollit si lajm të keq për Lëvizjen Vetëvendosje, ku sipas këtij rezultati VV-ja ka marrë 44.1 për qind, raporton Gazeta “Enigma”.

“Unë besoj që ky është një rezultat i keq për Lëvizjen Vetëvendosje. Sigurisht që parti e parë. Ky ka qenë kulmi i Lëvizjes Vetëvendosje si organizim”, ka deklaruar Buzhala në Maratonën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Domethënë, nuk kanë lanë gja pa ba për këto zgjedhje. Na tanë e dimë që e kanë votën e diasporës në favor t’vetin. Erdhën 370 mijë njerëz, ose 400 mijë, i dhanë ka 100 euro tri ditë para zgjedhjeve. A dhanë subvencione, a dhanë miell, a dhanë voj. Domethanë, s’lanë kurrgja pa ba, edhe plus, gjasat janë reale në bazë të këtyre numrave që sillen, rreth 50 deputetë, plus minus një, ose dy, në këto zgjedhje nuk i kanë tre deputetë të Famir Limës me u aba kuoruimin”.

“Votuesi me gjasë ka vendosë me e kompliku edhe pak situatën”.

Related Articles