Ilir Deda: Rezultati i sotëm duhet ta këndellë më së shumti lidershipin e VV-së

Ilir Deda: Rezultati i sotëm duhet ta këndellë më së shumti lidershipin e VV-së

Opinionisti Ilir Deda në një deklaratë për media ka thënë se beteja politike e VV-së këtë vit ka qenë ta bindë votuesin për 50 për qind dhe sipas tij, ka dështuar në këtë betejë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se rezultati i sotëm duhet ta këndellë më së shumti lidershipin e VV-së. “Nëse e sheh se e gjithë beteja politike e Vetëvendosjes këtë vit ka qenë ta bindë votuesin “mi jep 50 për qind”, kanë dështuar në këtë betejë politike dhe me gjithë këtë organizimin e përpjekje për ta arritur atë, nuk e kanë arritur”.

“Unë mendoj që rezultati i sotëm duhet ta këndellë më së shumti lidershipin e Vetëvendosjes, që duhet të dijë si të bashkëpunojë me partitë e tjera”, u shpreh ai.

Related Articles