Rashiq thotë se ai ka fituar ulëse në Kuvend

Rashiq thotë se ai ka fituar ulëse në Kuvend

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit thotë se e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës për katër vjetët e ardhshme.

Partia e Rashiqit mori 4.600 vota në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

“Këtë besim e përjetojmë si një nder të madh, por edhe si një detyrim që të jemi edhe më të fortë, edhe më të pranishëm dhe edhe më të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve”, tha partia e Rashiq në një njoftim në Facebook.

Mbrëmë, Lista Serbe pretendoi se ka fituar 90 për qind të votave të fituara të komunitetit serb dhe se i ka fituar të gjitha 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend.

Related Articles