Ymeri: Vendi ka vendos me përzanë rininë, duke duartrokit Kurtin e marr 100 euro

Ymeri: Vendi ka vendos me përzanë rininë, duke duartrokit Kurtin e marr 100 euro

Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, tha se nuk është çuditur nga rezultati i zgjedhjeve, ku LDK doli e treta.

Ymeri tha se “vendi ka vendos me përzanë rininë e vet, duke duartrokit Albin Kurtin e marr 100 Euro disa here vit”.

“Jemi vend i varfër edhe me arsimim jo të nivelit ku dëshirojmë po sidomos i varfër. Siç thotë populli: Parja flet vet.

Ka fol me rrymë, me Martina, hajni tenderesh por bindshëm, se ky popull e don parën pa punu, ka fol mbrëmë.

Kjo tregon edhe per mentalitetin tone edhe elektorati ka cdo te drejte në përzgjedhje.

Pra, vendi ka vendos me përzanë rininë e vet, duke duartrokit Albin Kurtin e marr 100 Euro disa here vit.

E rëndësishme është ta dish se ku po reshtohesh, kë po duartrokit e për çfarë Kosove po punon, për një njeri që është kunder vendit të tij edhe e largon rininë si Albini apo për Kosovën”, shkroi Ymeri në një postim.

Related Articles