Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, tha se votuesit duhet ta mbajnë kokën lart, pas humbjes së LDK-së në zgjedhjet e djeshme, duke u radhitur e treta.
Bajrami tha se tani është koha “për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi”, me gjasë duke kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.
“Ne të tjerët gishtin në kokë. Sepse kjo është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi”, shkroi ajo.
“Votues dhe struktura, Na falni për dëshpërimin. Jemi mirënjohës për besimin dhe përkushtimin tuaj, sepse jeni ju që e mbani Lidhjen Demokratike të Kosovës gjallë e të fortë”, u shpreh tutje Bajrami.
“Prej se jam aktive në politikë, ambicia ime e vetme ka qenë të jem në shërbim të qytetarëve, në rritjen e LDK-së dhe në interes të shtetit. Së bashku nuk do të ndalemi. LDK duhet dhe do të rikthehet e para, me punë, me besim dhe me ekip”, përfundoi ajo.
