Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell në orët e mëngjesit, ku më pas pritet të kemi depërtimin e masave të ftohta, me ç’rast gjatë ditës dhe në orët e mbrëmjes pritet të ketë shtim të vranësirave, duke gjeneruar lokalisht reshje të pakta bore, sidomos përreth zonave malore.
Gjatë natës pritet kthjellim i motit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-44 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 8°C.
Vlerat më të larta pritet të regjistrohen në pjesën e parë të ditës në zonat drejt veriut, e më pas pasdite masat e ftohta pritet të shtrihen edhe drejt jugut. /MeteoKosova

Related Articles