Policia ka njoftuar se zyrtarët policorë në Vushtrri kanë gjetur një kuletë me para, kartela bankare e dokumente të ndryshme.
Ajo i është kthyer pronares.
“Në orët e pasdites të datës 29 dhjetor 2025, derisa një njësi policore ishte duke patrulluar këmbë, në rrugën ,,Vesli Klark” në Vushtrri, kishte gjetur një portofol në të cilën kishte pasur një shumë të parave, kartela bankare si dhe dokumente të ndryshme. Policia ka arritur që ta identifikoj pronaren e portofolit dhe pas verifikimeve të nevojshme, portofoli i është kthyer pronares.”
