Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, rasti kishte ndodhur më 28 dhjetor në Prishtinë.
I dyshuari G.P., mashkull, 42 vjeçar është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prishtinë, 30 dhjetor 2025 – Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 28.12.2025 në Prishtinë.
Personi i dyshuar, G.P., mashkull, 42 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.
