Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve

Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve

Ambasada Britanike në Kosovë, e ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u përfshinë në organizimin e një procesi tjetër zgjedhor të rregullt të dielën.

Britanikët e presin me padurim formimin e institucioneve të reja. Kështu thuhet në një postim të kësaj ambasade në Facebook.

“Ishte kënaqësi të shihnim disa nga zyrtarët dhe vullnetarët duke punuar me përkushtim sot për numërimin e votave. Presim me padurim formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës sapo rezultatet të certifikohen”.

Related Articles