Nesër, nga ora 10:00, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të nisë numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora, respektivisht të fletëvotimeve nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
U tërhoqën mbi 28 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime dhe pas verifikimit janë aprovuar 27 mijë e 600, ndërkaq mbi 950 janë refuzuar.
Elezi shtoi: “Të premten (2 janar 2026, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.
Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës
.
Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026. Deri më tani, nga dy kutitë postare, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që kemi pranuar deri tani, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit.”
Elezi gjithashtu ka treguar se nga votimi jashtë, përkatësisht nga 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre, pra 84.24 për qind.