Sipas rezultatit aktual Nenad Rashiq hyn në Kuvend, Lista Serbe i merr vetëm 9 deputetë

Sipas rezultatit aktual Nenad Rashiq hyn në Kuvend, Lista Serbe i merr vetëm 9 deputetë

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se bazuar në rezultatin aktual, Nenad Rashiq do të futet si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Cakolli ka thënë se situata është e ngjashme sikurse pas zgjedhjeve të shkurtit, kur Rashiq kishte arritur të fitonte një mandat dhe Lista Serbe do të ketë vetëm nëntë.

“Tani për tani, Rashiqi e ka një mandat, dhe praktikisht e ka të pamundur me e humbë”, ka thënë Cakolli.

Ndërkohë në rezultat ende s’janë të përfshira votat me postë, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Related Articles