Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta malore parashihet borë e dobët.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
