Sipas mediave amerikane, Nicolas Maduro, presidenti i Venezuelës, ka mbërritur në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit në Brooklyn, New York, pas arrestimit të tij. Ky objekt është i njohur për strehimin e të burgosurve të profilit të lartë, duke përfshirë figura të njohura si Ghislaine Maxwell dhe P Diddy.
Maduro ka arritur në SHBA më herët të shtunën, duke kaluar fillimisht në një bazë ushtarake, për t’u dërguar më pas në zyrat e Administratës Amerikane Kundër Drogës (DEA) në Nju Jork. Ai është paditur për akuza të lidhura me drogën dhe armëmbajtjen, para se të dërgohej në qendrën e paraburgimit në Brooklyn, raporton BBC.
Presidenti i Venezuelës ka mohuar vazhdimisht akuzat se është udhëheqës i një karteli droge. Ai dhe gruaja e tij do të dalin në gjyq në një datë të paspecifikuar para një gjykatësi në Nju Jork përballë akuzave të ngritura ndaj tyre.
