Raportohet se një familje kosovare me tre fëmijë kanë mbetur të bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipëri

Raportohet se një familje kosovare me tre fëmijë kanë mbetur të bllokuar në makinë nga përmbytjet në Shqipëri

Një qytetar nga Kosova së bashku me tre fëmijët kanë mbetur të bllokuar në makinë në rrugën që të çon në Nishtullë.

Mësohet se familja nga Kosova janë nisur nga Ndroqi, ndërkohë që rruga është e pakalueshme.

Siç shihet edhe në foto, automjeti ka mbetur i bllokuar, ndërsa po ndërhyhet me karrotrec.

Në rrugë ka prezencë të madhe të ujit për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin ditën e sotme.

Related Articles