I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka përfunduar takimin me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe pas këtij takimi është takuar edhe me Presidenten Vjosa Osmani.
Kjo është vizita e parë e Sorensen që nga rinovimi i mandatit të tij për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.
Gjatë mandatit të tij të parë, Sorensen zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë rezultate konkrete.
Më pas, ai do të ketë takim edhe me opozitën kosovare.
Pas takimeve në Prishtinë, Sorensen do udhëtojë drejt Beogradit për takime me udhëheqës të Serbisë.

