Hamza nga Reçaku: Falë sakrificave dhe gjakut të dëshmorëve, ne gëzojmë lirinë

Hamza nga Reçaku: Falë sakrificave dhe gjakut të dëshmorëve, ne gëzojmë lirinë

Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, homazhe te varrezat e dëshmorëve në Shtime ka bërë kreu i PDK-së, Bedri Hamza.

Ai tha se kjo masakrës shënon një prej ngjarjeve që ka kontribuuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Po ashtu, Hamza shtoi se falë sakrificës, jetës dhe gjakut të derdhur, sot populli i Kosovës gëzon lirinë.

“Jemi këtu për të shprehur nderime dhe respektin për këtë ngjarje, për këta të rënë që është një prej ngjarjeve që ka kontribuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Falënderojmë edhe ambasadorin William Walker që ka dhënë kontributin e tij, e ka bërë publike këtë ngjarje dhe falë sakrificës, jetës dhe gjakut të të gjithë këtyre por edhe ngjarjeve gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë do të shprehim respektin deri në përulësi për kontributin dhe veprën e tyre”, tha Hamza.

Related Articles