Sulmohet një infermiere dhe dy punonjës në Spitalin e Mitrovicës

Sulmohet një infermiere dhe dy punonjës në Spitalin e Mitrovicës

Një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit të Spitalit, sulmi ndodhi teksa stafi po siguronin respektimin e rregullave për hyrjen në repart dhe parandalonin praninë e personave të paautorizuar.

“Sot, rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka ndodhur një incident, ku një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës. Sulmi ka ndodhur teksa po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar. Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor. Spitali dënon çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, si dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet shpejt, në përputhje me ligjin”, thuhet në përgjigjen zyrtare nga ky spital.

Related Articles